Dua Pizza, restorant – piceri, që sjell në Shqipëri picën origjinale napoletane, do të na njohë sot me 4 fakte mjaft interesante rreth kësaj pice, që shpjegojnë se përse ajo është kaq unike.
Sapo Dua Pizza, solli picën napoletane, ajo u bë më e preferuara në qytet.
Ja 4 fakte që nuk i dini:
Brumi i picës napoletane ka një cikël jete.
Përcaktimi se kur është koha ideale për të përdorur brumin, kërkon pak përvojë. Kur keni shumë flluska në koren e tij, do të thotë se brumi është i ftohtë ose i ngurtësuar.
Nëse doni të keni rezultate të mira në bërjen e brumit të picës napoletane, duhet të konsideroni edhe motin. Sado e habitshme të duket, brumi i picës napoletane, ndikohet nga kushtet e motit.
Një verë me mot të lagësht, përkundrejt asaj me mot të thatë, nuk do t’ju japë të njejtat rezultate. Në mot të lagësht, do t’ju duhet më shumë miell. Nësë moti është më i thatë, brumi juaj do të dalë i fortë.
Nga ana tjetër, nëse kemi temperatura të larta, është mirë të përdoret më pak maja se zakonisht, për të evituar që brumi i picës të rritet shumë shpejt.
Në picën napoletane mielli ndryshon.
Në një restorant, nëse mielli qëndron në një depo për javë të tëra, ai thith lagështinë dhe kjo e ndryshon miellin. Tek Dua Pizza ne përdorim miell Caputo nga një mulli i vjetër në Napoli. Çfarë e bën unike, është se ata përdorin kokrra nga e gjithë bota për të marrë elementët e nevojshëm të brumit napoletan. Caputo merr kokrra nga Kanadaja, Amerika, e gjithë Evropa dhe i teston nëse kanë elementët e duhur për të bërë miellin e përshtatshëm për pica napoletane. Dua Pizza sigurohet të marrë miellin më cilësor për të ofruar një shije autentike.
Të bësh pica napoletane në shtëpi është pothuajse e pamundur.
Flaka është një nga elementët më themelorë për të bërë një picë të mrekullueshme, sepse kjo është çfarë e bën koren të rritet. Për të patur rezultatin e një pice të vërtetë napoletane, do t’ju duhet një furrë druri, temperatura e së cilit është rreth 800-1000 gradë. Duhet ta lini picën brenda furrës së drurit për thjesht 40 – 60 sekonda dhe është pjekur.
Në të kundërt, do të këni thjesht një picë të sheshtë.
Kur bëhet fjalë për një furrë picash napolentane, përdorni dy lloje druri.
Kur bëhet fjalë për furrën e drurit, është e nevojshme të keni dy lloje të ndryshme druri, një lloj të dendur dhe një të lehtë dhe të hollë. Idealet janë lisi dhe thupra.
Druri më i dendur ka shumë energji, e si rrjedhojë do të ngrohë dyshemenë e furrës dhe vetë temperaturën e brendshme, ndërsa druri i lehtë do të krijojë flakë. Pra, të dyja llojet, janë të rëndësishme.
Këto ishin 4 faktet rreth picës napoletane.
Nëse doni të shijoni një picë napoletane origjinale atëherë vizitoni Dua Pizza, ose nëse jeni të paduruar dhe nuk prisni derisa të shkoni atje, mund ta porisisni përmes shërbimit delivery.