Tirana, kryeqyteti i një vendi të vogël si Shqipëria ofron shumë vende ku ju mund të bëni aktivitete të ndryshme argëtuese. Një qytet i vogël, por shumë i gjallë dhe aktiv. Në Tiranë gjeni gjithçka, duke filluar nga ndërtesat antike si kështjella, natyra e bukur, qendra argëtimi dhe deri tek piceri dhe restorante ekstravagante.
Ja cilat janë aktivitetet që ne ju këshillojmë të bëni:
Vizitë në Muzeun Historik Kombëtar
Aty mund të mësoni më shumë rreth historikut të Shqipërisë dhe Tiranës. Ky është muzeu më i madh në vend me thesare të vjetra arkeologjike dhe mozaikë me origjinë nga Roma dhe Greqia e lashtë.
Vizitë në Sheshin Skëndërbej
Bëni një shëtitje të këndshme në sheshin kryesor të Tiranës. Një nga vendet më të populluara nga të gjitha grupmoshat. Rreth tij mund të shikoni institucione dhe monumente të rëndësishme si bashkia e Tiranës, ministri të ndryshme, pallatin e kulturës dhe statujën e heroit tonë kombëtar, Skënderbeun.
Vizitë në Xhaminë dhe Urën e Tabakëve
Xhamia e Tabakëve ndodhet në afërsi të urës me po të njëjtin emër dhe është një ndër xhamitë më të bukura në Tiranë, e cila nuk duhet humbur. Kjo xhami është e ndërtuar në shekullin e 17 dhe ka një arkitekturë sipas ndërtimeve osmane. Një vend ideal për t’u vizituar dhe për të kaluar kohën në mënyrë të këndshme. Pranë saj ndodhet dhe Ura e Tabakëve, përsëri me arkitekturë osmane, një urë shekullore e ndërtuar me gurë, e cila brenda saj mban shumë histori.
Vizitë në kalanë e Petrelës
Kalaja e Petrelës është një pikë turistike, e cila duhet vizituar. Në një lartësi prej 400 metrave ajo ofron një pamje të mrekullueshme nga qyteti. Aty mund të kaloni një ditë të këndshme duke vizituar kalanë, ndjerë natyrën dhe duke shijuar kuzhinën tradicionale të restoranteve për rreth, ose të bëni një piknik.
Vizitoni liqenin e Tiranës
Liqeni është një zonë e cila gjithashtu është e mbipopulluar me njerëz të grupmoshave të ndryshme, të cilët i shikon në aktivitete të ndryshme. Aty ju mund të shijoni një shëtitje buzë liqenit, të pini një kafe në lokalet përreth, të bëni aktivitet fizik në pajisjet publike ose të bëni vrap në zonën e projektuar për vrapim.
Shijoni një drekë të këndshme tek Dua Pizza, me Pica Napolitane
Dua Pizza është pica më e re në qytet, e cila ndodhet tek Juridiku dhe nga aty vjen kudo që jeni ju me pizza delivery. Nëse po kërkoni të shijoni picat napoletane më të mira në qytet, Dua Pizza është vendi i duhur. Perfekt për të shijuar një drekë me miqtë, kolegët e punës ose familjen. Përveç picave napoletane mund të shijoni kuzhinën mesdhetare me pasta të freskëta, supë të shëndetshme, sallatëra bio ose pizza metro. Dua Pizza është një restorant modern, me një staf profesional dhe shef kuzhine të njohur. Një restorant- piceri, e cila duhet vizituar patjetër, për të shijuar picat napoletane.
Tirana, qytet i vogël dhe i madh njëkohësisht, ofron një larmishmëri aktivitetesh, të cilat nuk duhen humbur. Zbuloni atraksionet e Tiranës dhe nuk do të zhgënjeheni. Lista jonë e mësipërme është vetëm me disa nga vendet që mund të vizitoni, por ka edhe shumë atraksione të tjera të cilat ne do t’jua listojmë në artikujt në vijim.