/

Ku të gjejmë pastat më të freskëta në Tiranë?

pasta te fresketa

Sipas studimeve pastat janë një nga ushqimet më të preferuara në të gjithë botën, kjo për nga shija fantastike, larmishmëria në forma dhe mënyra gatimi si edhe koha e shkurtër që kërkojnë për t’u gatuar.
Një faktor thelbësor i cili përcakton shijen e tyre, është edhe fakti nëse janë pasta të freskëta, apo të thara.
Për të zbuluar më tëpër, klikoni
“Pasta të Freskëta”. 

Ku mund t’i gjejmë pastat më të freskëta në Tiranë? 

E thjeshtë, përgjigja është Dua Pizza.
Një restorant – piceri në Tiranë, i cili sjell në zemër të qytetit, pasta të freskëta italiane.
Vlerësimi i traditës italiane të gatimit, ecën krah për krah me shërbimin elitar, shijen e pakrahasueshme të ushqimit si edhe mjedisin e ngrohtë familjar.

Gjithashtu, pritshmëritë e larta në Dua Pizza, janë një derivant i kombinimit të traditës me modernen, pastave të freskëta dhe picave napoletane. Do të gjeni edhe verëra të cilësisë së lartë, koktejle italiane dhe pije freskuese.

Pse pasta të freskëta?

Tek Dua Pizza pastat e freskëta janë një nga pjatat kryesore, ndaj natyrshëm lind pyetja se përse preferohet përdorimi i tyre në vend të pastave të thara.
Kjo zgjedhje nuk është e rastësishme: pastat e freskëta kanë shije më delikate, e cila në kombinim me salcat, vihet edhe më në pah.
Sipas Dua Pizza asgjë nuk është më e shijshme se një pjatë me pasta të freskëta italiane, bashkuar me një salcë të freskët artizanale.

Si lindi ideja e Dua Pizza 

E pyetëm themeluesin se si lindi ideja për këtë restorant – piceri dhe na u përgjigj:
“Lindi nga një dëshirë, shoqëruar me një pyetje të thjeshtë: “Dua një picë Napoletane dhe pasta të freskëta. Ku mund t’i gjej?” Kërkuam anembanë Tiranës, por atë që donim, napoletanen e vërtetë, s’e gjetëm. Pa një, pa dy, Dua Pizza u poq si ide në kokën tonë. Kontaktuam picajolët më me përvojë dhe, pas shumë trajnimesh, ia dolëm të zbërthejmë sekretet derisa napoletania jonë mori formën dhe shijen e saj të mrekullueshme. E njejta gjë edhe me pastat e freskëta. Në asnjë vend në Tiranë nuk mundëm t’i gjenim me shijen e tyre të vërtetë, për këtë arsye gjetëm shefin më të mirë të kuzhinës për t’i gatuar ato.”

Pra Dua Pizza është vendi ideal për të ngrënë një vakt të shijshëm pastash të freskëta dhe pizza napoletane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *