/

Kuzhine Mesdhetare: Çfarë është ajo?

Kuzhina mesdhetare përfshin ushqimin që gatuhet dhe pregatitet nga banorët autokton të zonave mesdhetare. Bashkimi i erëzave dhe shijeve të ndryshme nga kulturat e zonës mesdhetare, krijuan atë që quhet ushqim tradicional mesdhetar. 

Kuzhina mesdhetare ka mjaft ngjashmëri mes ushqimeve të përgatitura nga kultura të ndryshme por kuzhina mesdhetare  mund të ndahet në tre rajone. Kuzhinë mesdhetare veriore afrikane. Kjo kuzhinë e ka origjinën e saj në Marocco. Kuzhinë mesdhetare e Europës Jugore, e cila përfshin Spanjën, Italinë dhe Francën. Kjo kuzhinë mesdhetare njihet më së shumëti prej erëzave dhe verës. Së fundi, ekziston kuzhina mesdhetare lindor që mbulon Greqinë, Egjiptin, Izraelin, Sirinë, Libanin dhe Turqinë.    

Kuzhina mesdhetare promovon një jetë të shëndetshme dhe të qëndrueshme. Ajo përfshin shumë perime, fruta, vaj ulliri dhe drithëra. Buka është ushqimi kryesor i tyre. Le t’i eksplorojmë këto shije të jashtëzakonshme të kuzhinës mesdhetare.

Byrek 

Kuzhina mesdhetare njihet për byrekët e saj. Një ushqim i veçantë, i cili nuk gjendet në kulturat e tjera. Byreku mund të bëhet me një larmishmëri mbushjesh, të cilat i japin një shije unike dhe të pakrahasueshme. 

Pica 

Pica është një ushqim tashmë ndërkombëtar, i cili është përhapur kudo nëpër botë, por është pjesë e kuzhinës mesdhetare. Pica nuk ka nevojë për prezantime, sepse është një ushqim i dashur dhe i provuar nga të gjithë. Pica rrënjët e saj i ka të ngulura thellë në Itali.   

Japrak (dolma) 

Dollmadat janë gjethe rrushi ose lakre, zakonisht të mbushura me oriz dhe barishte, pastaj zihen derisa gjethet të zbuten.

Termi “dolmades” është unike greke, por koncepti “dolma” shihet në shumë kuzhina të tjera mesdhetare dhe gjethet mund të mbushen me domate, qepë ose mish të grirë. 

Gjiro 

Gjirot gjithashtu tashmë janë një ushqim i përhapur kudo nëpër botë. Gjirot bëhen me mish, i cili gatuhet në një hell vertikal. Rrënjët e gjiros janë në Greqi dhe është një opsion i zakonshëm i ushqimit të shpejtë në të gjithë botën. 

Kuzhinë mesdhetare: Shumë ngjashmëri mes kulturave, por gjithashtu shumë ndryshime 

Siç mund ta shikoni termi kuzhinë mesdhetare, mbulon shumë hapësira, të cilat nuk mund t’i përfshijmë të gjitha në një artikull. Ajo që mund të themi është se zemra e kuzhinës mesdhetare janë: ullinjtë, djathi i freskët, buka, erëzat dhe perimet. 

Nëse doni të dini se ku mund të gjeni kuzhinën mesdhetare më të mirë në Tiranë ne ju rekomandojmë DUA PIZZA. Dua Pizza ju ofron një përvojë unike kulinare. Dua Pizza ju bën të shijoni kuzhinën tradicionale mesdhetare si asnjëherë më parë. 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *