Drekat me familjen, ku mund të shijoni një pica të sapodalë nga furra, nuk kanë të paguar. E për të marrë më të mirën e kohës së kaluar bashkë, nuk duhet domozdoshmërisht të shkoni diku jashtë Tiranës.
Ndonjëherë, më të mirën e keni në zemër të qytetit, e në këtë rast, pranë Fakultetit të Drejtësisë.
Jo vetëm pizza, por edhe hamburgera, pasta e plot specialitete të tjera gatimesh e pijesh.
Por nëse nepsi juaj i adresohet picës specifikisht, atëherë po ju listojmë disa nga kriteret që duhet të përmbushë një piceri e mirë familjare.
Ushqimi cilësor
Kjo është diçka me të cilën asnjë restorant nuk duhet të bëjë kompromise!
Përbërësit cilësor janë ata që i japin më tepër shije ushqimit, e rrjedhimisht edhe më tepër vlera restorantit. Keni hasur ndonjëherë një restorant me përbërës të dorës së dytë, të marrë komente pozitive? Ne mendojmë se jo!
E nga ana tjetër, vetë kuzhinieri duhet të jetë në gjendje të kuptojë se çfarë “gudulis” dëshirën e njerëzve dhe si ta shërbejë më mirë një pjatë.
DUA PIZZA, një piceri familjare në Tiranë ofron picat më të mira dhe cilësia e tyre sigurohet nga stafi i kuzhinës, i cili përbëhet nga picajolët më të mirë në Shqipëri.
Përvojë e mirë ngrënieje
Kur themi përvojë ngrënieje, nuk nënkuptojmë vetëm ushqimin që shërbehet. Përfshihet çdo detaj, si ambienti, shërbimi dhe pastërtia. Njerëzit kërkojnë jo vetëm vendet që kanë ushqimin më të mirë. Stafi gjithashtu duhet të jetë i sjellshëm dhe i këndshëm në komunikim. Muzika duhet të jetë e kënaqshme për veshin dhe e qetë. Zona e ngrënies dhe zonat e tjera duhet të jenë të pastra. Nëse një restorant bën të mundur t’i ofrojë klientit përvojën e shkëlqyer të konsumimit të një vakti, atëherë mund të themi se është pa dyshim një përvojë e mirë.
Menu dhe hapësirë për fëmijët
Një piceri familjare në thelb të saj ka si qëllim të përmbushë kërkesat e të gjithë familjes. Menuja patjetër duhet të përmbajë edhe fun food, i cili duhet të kënaqë syrin dhe shijen. Ambienti duhet të jetë sa më i madh, i cili të lejon të ruash distancën, të lëvizësh lirshëm me karrocë, apo tualeti të jetë i përshtatshëm edhe për fëmijë.
Shërbimi
Shërbimi i mirë ndaj klientit përfshin të gjithë stafin, jo vetëm fytyrat që shohin klientët.
Gjithë sa u përmendën më lart, janë komponentë të një shërbimi të mirë. Stafi duhet të jetë i kuptueshëm dhe empatik. Duhet të gjejë kohë për të dëgjuar ankesën apo sugjerimin e klientit.
Ka diçka unike
Nëse shija e ushqimit nuk ka asgjë të veçantë e që e diferencon atë nga konkurentët e tjerë në treg, atëherë përse zgjedhja duhet të jetë ai dhe jo një tjetër i së njejtës tipologji?
Një restorant i mirë ka diçka unike për t’u dalluar. Restoranti gjithashtu mund të diferencohet nga gjithë të tjerët bazuar në vendndodhjen e tij dhe pamjen që ofron për klientët. Ose, mund të dallohet duke u mburrur me përbërësit e freskët që merren direkt nga tregu, deti ose ferma në të njëjtën ditë.
Një veçanti unike, që gjeni tek DUA PIZZA përveç ambientit me haspirë si asnjë piceri tjetër në Tiranë është pica metro. Pica e famshme që shkon deri në dy metra, një picë për të gjithë familjen. Mësoni më shumë për picën Metro në artikullin https://duapizza.al/pizza-metro/.Një vecanti tjetër e DUA PIZZA është shërbimi 24 orë. Përveçse të konsumoni një vakt me familjen ju mund të porosisni pica delivery në çdo orë të ditës apo natës. Bëni porosinë tuaj dhe për pak minuta pica do të jetë në adresën tuaj pavarësisht orës.
Të gjitha kriteret e mësipërme i përmbush më së miri Dua Pizza. E gjendur në një nga zonat më të mira në Tiranë tek Rruga “Milto Tutulani”, pranë Fakultetit të Drejtësisë, në Tiranë dhe ju pret çdo ditë me picat më të mira, pjatat më të shijshme, shërbimin më cilësor dhe ambjentin më të këndshëm. Dua pizza ofron shërbimin delivery 24/24. Çfarë prisni ejani tek DUA PIZZA, familja juaj do t´ju falenderojë!