Nësë ndodh të keni neps për një pizza në Tiranë, e vetmja dilemë është vendi ku do shkoni ta konsumoni. Kjo, pasi kryeqyteti është i mbushur me vende që e ofrojnë këtë pjatë.
E megjithatë, nëse pyesni veten, se cili është vendi ideal ku mund të hani picën më të mirë, qartazi përgjigja është DUA PIZZA.
DUA PIZZA është një piceri familjare, që sjell për ju shumëllojshmërinë e shijes italiane dhe traditën e picës napoletane. Përpos ambjentit të këndshëm ku mund të konsumoni një vakt të shijshëm me familjen, ofron gjithashtu shërbimin Pizza delivery, duke sjellë të preferuarën tuaj, aty ku ndodheni ju. Çfarë mund të kërkoni më tepër?
Gjithashtu, pos picave klasike, mund të krijoni edhe picën DUA PIZZA me përbërës sipas shijes tuaj.
Tani vetëm mbyllni sytë dhe imagjinoni shijen e një pice me një kore krokante dhe mbushje me përbërës cilësorë.
Pizza Delivery
Menunë e pasur të DUA PIZZA mund ta shijoni kudo ku ndodheni.
DUA PIZZA ju ofron komoditetin e Pizza delivery kudo në Tiranë, falë së cilit, pizza juaj e preferuar, është vetëm një telefonatë larg. Ju mund të porosisni edhe përmes duapizza.al ku mund të njiheni gjithashtu me menunë e pasur të Dua Pizza me pasta të freskëta, supë, sallata, business lunch, ëmbëlsira etj.
DUA PIZZA ndodhet pranë Fakultetit të Drejtësisë, nga aty ajo vjen në të gjithë Tiranën me shërbimin më të shpejtë Pizza Delivery. Mund të porosisni nga kudo dhe kurdo dhe pica juaj e preferuar do të vijë në adresën që ju dëshironi.
Fare thjeshtë e plot shije!