/

PIZZA? – PO PIZZAAAA METRO

Kur flasim për pizza, gjithmonë mendja na shkon tek shija e mirë, argëtimi apo koha e kaluar bukur me shoqërinë. E nga ana tjetër, koha duket si pafundësi kur jemi në pritje të picës tonë që nga momenti i porosisë, edhe pse maksimumi i kohëzgjatjes, është vetëm 20 minuta.

Interesante për grupin apo familjen do të ishte pizza metro. Një pica për disa persona, e cila në varësi të porosisë shkon deri në 2 metra. Po po pica me metra!

Këtë risi në Tiranë e sjell DUA PIZZA.

Edhe pse për ne është diçka jo tepër e njohur, në fakt ky lloj stili, nuk është edhe aq i ri. 

Pak histori për Pizza a metro:

Pizza napoletana, pizza klasike rrethore që ne njohim e ka origjinën në qytetin e Napolit, prodhuesi i parë i së cilit, është i panjohur.

Që në vitin 1807 kishte 54 piceri (nga libri i profesor Mattozzi: “Una Storia Napoletana: Pizzeria e Pizzaioli tra Sette e Ottocento”. Ndërsa Pizza a metro (pica me metër) u krijua nga bukëpjekësi Luigi Dell’Amura, i njohur si Gigino, rreth vitit 1935 në qytetin e Vico Equense në Itali.

Pizza a metro, një pica deri në 2 metra e gjatë, është e mbushur me përbërës të ndryshëm, të cilët mund të ndryshojnë sipas shijeve të klientëve. Shërbehet në një tavë të gjatë e cila transportohet në tavolinë me karroca. Kjo është një nga gjërat që duhet ta shijoni të paktën një herë në jetë. Kjo është edhe arsyeja se përse shumë turistë, italianë dhe të huaj, vizitojnë qytetin e Vico Equense: për të shijuar këtë specialitet vendas. 

I gjithë procesi i bërjes së picës me metra ndjek mënyrën tradicionale të përgatitjes së picës napoletane, por ndryshon në mënyrën e vendosjes dhe pjekjes.

Si u krijua Pizza Metro?

Pizza a metro lindi nga nevoja për të kënaqur disa njerëz njëkohësisht, përmes një vakti të përbashkët. Në këtë mënyrë, kërkesat e disa njerëzve mund të plotësohen me një pizza të vetme e cila përmban disa shije të ndryshme. Kështu ju kurseni para dhe kohë, si edhe plotësoni disa kërkesa në të njejtën kohë.

Falë kësaj shpikjeje, Luigi Dell’Amura u bë i famshëm dhe i njohur në Gadishullin e Sorrentos e në të gjithë Italinë, aq sa receta origjinale u bë një kult, e përsëritur më vonë nga shumë prodhues të tjerë të picave. Receta u perfeksionua dhe u patentua në vitet 1960 dhe më pas u përsërit.

Brumi për Pizza a metro përbëhet nga një përzierje e miellrave të ndryshëm dhe të rafinuar. Madhësia e një pizza a metro, varion nga një minimum prej 30 centimetra deri në 2 metra. Përbërësit mund të vendosen mbi porcionet e picës që mund të ndahen sipas shijes së klientit. I vetmi ndryshim i madh midis pizza a metro dhe picës klasike të rrumbullakët, është koha e rritjes së brumit, e cila në rastin e picës a metro është 6-8 orë, krahasuar me 12 orë për picën e rrumbullakët.

Nuk është nevoja të shkojmë në Itali për ta provuar. Fare pranë nesh, mund ta gjejmë këtë lloj pice kaq fantastike.

Këtë fundjavë doni të provoni diçka interesante, të dilni me miqtë apo familjen?

Dua Pizza ju pret me Pizza a metro dhe jo vetëm ☺ 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *