Ndonjë ide se si mund të kaloj një pasdite të këndshme në Tiranë?
Sugjerimi ynë vjen plot shije, në blogpostin e sotëm!
Pica napoletane
Pa asnjë hije dyshimi, pizza napoletane, qëndron në krye të çdo lloj klasifikimi.
Si më e kërkuara në të gjithë botën, është njëkohësisht edhe pizza më e vështirë për t’u realizuar.
Dhe ju natyrshëm do të pyesni: “Çfarë ka të vështirë një pizza për t’u bërë?”
Jo më kot, e mbrojtur nga UNESCO si vlerë kulturore, ajo ka një teknikë specifike gatimi, si edhe duhet të përmbajë përbërës cilësorë italianë.
Pizza në Tiranë
Larmishmëria e picerive në Tiranë, e bën zgjedhjen e pizzës më të mirë, tepër të vështirë.
Të vështirë, por jo të pamundur dhe nga hulumtimet e bëra, pizza napoletane e Dua Pizza rezulton të jetë më e shijshmja.
Unike si asnjë tjetër në qytet. E gatuar në mënyrë të tillë, me qëllim ruajtjen e recetës dhe shijes origjinale.
Piknik në Tiranë
Tani që e keni përgjigjen e picës më të mirë në Tiranë, rradha i mbetet gjetjes së një aktiviteti argëtues i cili i shkon për shtat.
Piknik në Tiranë, kjo është ajo çfarë ne ju rekomandojmë. Për këdo që është lodhur nga lokalet e zhurshme me njerëz shumë, pikniku me familjarët apo miqtë tuaj, është një mënyrë shumë argëtuese dhe ndryshe për ta kaluar pasditen tuaj.
Vendet ideale për Piknik në Tiranë
Copa e mbetur e puzzle-it tonë, është vendi: ku do ta zhvillojmë piknikun?
Nëse jeni njerëz që doni komoditet dhe afërsi atëherë parku i Liqenit Artificial, është vendi i duhur. Nëse jeni të apasionuar ndaj aventurave atëherë Syri i Ciklopit ose Parku i Dajtit janë vendet ideale.