/

Pizza në Tiranë: Pizza Delivery

pizza delivery

Le të jemi realistë. Kur flasim për pizza të gjithëve na shkon goja lëng. Por çfarë ka më mirë se sa një pizza? Një pizza që vjen aty ku ndodhesh ti, me zero impenjime nga ana jote. Kjo, tashmë është e mundur, përmes Pizza Delivery.
Porosisni duke telefonuar, apo përmes aplikacioneve të ndryshme që ofrojnë food delivery, dhe do të keni në derën tuaj, një vakt plot shije.

Avantazhet e pizza delivery.  

Nëse e keni kaluar ditën duke kryer punët e shtëpisë, apo keni patur një ditë të gjatë në punë apo keni miq për darkë, pizza delivery në shtëpinë tuaj ju kursen kohën dhe lodhjen. Ndonjëherë është kënaqësi të dalësh në një restorant dhe të kesh dikë që të shërben. Megjithatë, dalja për të ngrënë përfshin edhe trafikun e qytetit, pritjen në rradhë apo zhurmat e tavolinës ngjitur. Ndaj ndonjëherë, është më rehat të shijoni po të njejtin standart gatimi, duke qëndruar në shtëpi, e duke parë nje film.

Porosi e detajuar dhe e personalizuar 

Opsionet kur vendosni të porosisni pizza, janë të shumta. Madje mund edhe të shikoni menutë në internet e të shikoni përbërësit, madhësitë dhe opsionet e tjera.
Një opsion fantastik, është ai i personalizimit të picës tuaj por jo vetëm. Përmes shërbimit delivery, ju keni luksin e krijimit të një vakti të plotë me çfarë ju do zemra. E gjitha kjo, pa prishur komoditetin tuaj, në asnjë moment.
Në Dua Pizza, ne jua mundësojmë këtë luks.

Komoditetet moderne të pizza delivery 

Pizza delivery në internet tani vjen me veçori të avancuara, duke përfshirë opsione të shumta pagese. Ju mund të paguani përpara se vakti juaj të dorëzohet duke përdorur kartën tuaj të debitit ose të kreditit, direkt përmes faqes së porositjes. Avantazhe të tjera përfshijnë gjurmimin e porosive, i cili ju lejon të shihni statusin e porosisë tuaj.

Pizza Delivery më e mirë në Tiranë  

Nëse jeni gati për pizza, pasta të freskëta dhe ëmbëlsira të shijshme, kontaktoni Dua Pizza. Mund të na telefononi në +355 69 909 0900 për të bërë porosinë tuaj, ose na kontaktoni përmes email-it për më shumë informacion rreth asaj që ne ofrojmë.
Ju gjithashtu mund të na vizitoni në restorantin tonë në zemër të Tiranës, përballë juridikut. Zgjidhni nga picat, sanduiçet, sallatat, makaronat dhe ëmbëlsirat. Ofrojmë gjithashtu oferta, të tilla si kombinime të drekës dhe kombinime familjare. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *