/

Sekretet e Pica Napoletane

Kur vjen fjala tek ushqimet pica është ambasadorja e Italisë në të gjithë botën. Të kafshosh një copë pice të ngrohtë është të provosh ndjesinë e ëndrrës italiane. Ka shumë lloje të ndryshme picash, por është vetëm një picë, e cila qëndron mbi të tjerat përsa i përket shijes, historisë, përbërjes, dhe ajo është Pica Napoletane. 

Çfarë është Pica Napoletane?

Pra çfarë është pica napoletane? E krijuar në qytetin e Napolit, në tokën pjellore të Campania-s nën malin Vezuv, kjo picë ka statusin e “Specialitetit Tradicional të Garantuar”, që do të thotë se duhet bërë në një mënyrë të caktuar për t’u quajtur pica napolitane. Kjo është arsyeja pse është në listën e UNESCO-s të trashëgimisë kulturore jo materiale. Pica Napoletane bëhet me përbërës të thjeshtë, si domatet dhe djathi mozzarella, por për të mbrojtur statusin e ruajtjes së picës napoletane, ajo bëhet vetëm me ingredientë specifik, jo me produkte të çfarëdoshme, që mund t’i gjeni në çdo supermarket. Pica napoletane është një trashëgimi kulturore e mbrojtur nga UNESCO, por mund ta gjeni dhe në Shqipëri tek Dua Pizza. Dua Pizza është siguruar të sjellë në Shqipëri, picën tradicionale napolitane, të gatuar në perfeksion. 

Cili lloj djathi përdoret për Pica Napoletane? 

Përsa i përket djathit, pica napoletane, mund të gatuhet vetëm me 2 lloje specifike djathërash. I pari është djathi Mozzarella di Buffana Campana. Ky djathë bëhet nga qumështi i buallicave që jetojnë në zonën e Campania dhe Lazio. Djathi i dytë është Fior di Latte Agerola, një djathë mozzarella i bërë me qumësht lope nga zona Aegerola. Dua Pizza sigurohet të ruajë autenticitetin e picës napoletane dhe përdor produkte të importuara nga Italia, për të krijuar në mënyrë specifike picën napoletane. 

Pse Pica Napoletane është ndryshe ? 

Pica perfekte napoletane nuk bëhet vetëm nëpërmjet disa ingredientëve, por gjithashtu nëpërmjet mënyrës së gatimit dhe historisë së saj. Pica Napoletane është krijuar në Napoli në shekullin e 16, kur eksploruesit e parë sollën domaten në Europë nga Peruja.  Napoletanët filluan ta vendosin domaten mbi fetë buke të holla dhe kështu filloi dhe historia e krijimit të pica napoletane. Pas qindra viteve pizza napoletane njihet në të gjithë botë për veçantinë e saj dhe shijen e saj.    

Cili lloj mielli përdoret për brumin e Pica Napoletane 

Le të flasim për miellin e pizza napoletane. Ingredientët për miellin janë mjaft të thjeshtë, por duhet një picajol me eksperiencë për ta gatuar ashtu siç duhet. Të vetmet gjëra që duhen janë uji, kripa, maja dhe një miell special. Pica napoletane përdor një miell specifik të tipit 0 dhe të tipit 00, ose një kombinim të të dyjave duke i dhënë brumit elasticitetin e kërkuar dhe proteinat e nevojshme.  

Siç mund ta shikoni pizza napoletane është një art i vërtetë, në shije dhe në gatim dhe picën e vërtetë napoletane në Shqipëri mund ta gjeni vetëm tek Dua Pizza. Dua Pizza është piceria më cool në qytet, mund ta gjeni tek juridiku ose nëse nuk doni të prisni derisa të shkoni atje mund ta porosisni me pizza delivery. Dua Pizza vjen aty ku jeni ju. 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *